Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet në Shqipëri i mituri që ishte zhdukur në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur në Shqipëri i mitur që ishte larguar nga shtëpia e tij në Prizren pak ditë më parë.

Një grua në Prizren kishte raportuar se më 6 shtator i biri i tij ishte larguar nga shtëpia dhe se ka informacione se gjendet në Tiranë.

Sipas Policisë, pas hetimeve dhe bashkëpunimit me autoritetet e Shqipërisë është gjetur i mituri.

“Në koordinim me zyrën ndërlidhëse ILECU në PKK Vërmicë nga autoritet e Shqipërisë është marrë personi i zhdukur dhe pas përfundimit të procedurave i njëjti i është dorëzuar familjes së tij”, thuhet në raport të Policisë.