Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

​Gjendet marihuanë brenda oborrit të burgut në Smrekonicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur narkotikë të llojit marihuanë, brenda oborrit të burgut në Smrekonicë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 13:10, në burgun e fshatit Smrekonicë të Vushtrrisë, ku thuhet se është gjetur një sasi e vogël e marihuanës, transmeton KOHA.

Për këtë rast është njoftuar prokurori dhe rast po vazhdon të hetohet.