Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet i vdekur personi i zhdukur të martën në Pejë

Foto: Ilustrim

Policia e Pejës njofton se është gjetur i vdekur personi i cili ishte raportuar i zhdukur të martën.

Policia bashkë me njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së dhe zjarrfikësit, në vendin e quajtur “Varri i Sykës” kanë gjendur pa shenja jete personi nga fshati Shtupeq i Madh. Policia po merret me rastin dhe priten veprimet tjera.