Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Zveçan, dyshohet se kreu vetëvrasje

Një shtetas i Shqipërisë ka raportuar në Polici të enjten se ka hasur në një trup të pajetë në Prishtinë

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e së shtunës në afërsi të fshatit Balaban në komunën e Zveçanit.

Siç ka konfirmuar për Kohën zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, i njëjti ishte raportuar i zhdukur.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes, afër trupit të tij është gjetur një armë zjarri dhe një letër lamtumirëse.

“Trupi i pajetë i një personi është gjetur rreth orës 23:30. Në vendin e ngjarjes u gjet një letër lamtumirëse në veturën e tij si dhe një armë zjarri. Trupi është dërguar për obduksion”, tha Hoti.