Një person është gjetur i vdekur në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë rreth orës 18:40,
Siç ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, njësia policore dhe ndihma e shpejtë kanë dalë në vendngjarje dhe raportohet se personi është pa shenja jete.
“Policia bashkë me kompetentët është duke ndërmarrë veprime të nevojshme për të sqaruar rrethanat tjera që mund të jenë relevante për rastin dhe sqarimin e plotë të tij”, ka thënë ai.