Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet i vdekur një burrë në Podujevë

mjet shperthyes

Një person është gjetur i vdekur të martën në mëngjes në Podujevë.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se viktima është i moshës 68 vjeç.

“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën ‘Qëndresa’ në Podujevë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (mashkull). Lidhur me këtë rast, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia ka nisur hetimin e rastit dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore, për sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.