I moshuari Enver Berkolli nga Prishtina, që tash e sa kohë kishte rezultuar i humbur, është gjetur pa shenja jete.
Për këtë ka njoftuar Policia e Kosovës, ku në një përgjigje për KOHËN, ka thënë se burri është gjetur në lagjen Velani, sot në orën 15:35.
“Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi mjekësor për trajtim të rastit”, ka thënë policia.
Për gjetjen e 80-vjeçarit ishin mobilizuar edhe qytetarët e Prishtinës dhe ekipet e shpëtimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë
-
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë
-
Një i moshuar gjendet pa shenja jete në Prizren, Policia kërkon ndihmë për identifikimin e tij
-
Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë, policia po e heton rastin
-
Gjendet i vdekur personi që ishte zhdukur në Velani