Një person është gjetur pa shenja jete i varur në një litar në objektin ndihmës të shtëpisë në Prishtinë.
Policia njofton se mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës ndërsa vdekjen e ka cilësuar si të dyshimtë.
Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.