Një burrë i moshës rreth 50 vjeç është gjetur pa shenja jete në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë, të shtunën.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi e ka konfirmuar lajmin për KOHËN, derisa ka shtuar se trupi i 50-vjeçarit është gjetur i gjakosur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sipas informatës së pranuar nga Policia në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë është një trup i gjakosur i një personi mashkull, i moshës rreth 50 vjeçare. Njësitë kompetente të Policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes e po ashtu edhe emergjenca ka dalë në vendngjarje, ndërsa mjeku ka konstatuar se trupi është pa shenja jete”, ka thënë Prekazi.
Sipas tij, pas hetimeve fillestare dyshohet për vdekje të dyshimtë.
“Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas hetimeve fillestare dyshohet për vdekje të dyshimtë mirëpo do të merren të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë ai.