Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjenden tek “Kepi i Palit” rreth 116 kg kanabis

Rreth 116 kg kanabis janë gjetur në bregdetin e Durrësit, gjatë ditës së djeshme, 3 maj 2017, raporton oranews.

Policia bë me dije se “në vijim të kontrolleve të ushtruara nga Shërbimet Bregdetare, në vendin e quajtur “Kepi i Palit”, në breg të detit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 74 pako të mbështjella me celefon të tejdukshëm me lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, me peshë 115 kg e 900 gr”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Grupi hetimor vijon punën për zbulimin e origjinës së lëndës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i lëndëve narkotike”.