Kronikë

Gjatë pandemisë janë ngritur 924 aktakuza ndaj 1160 personave

Prokurori i Shtetit përmes një komunikate për media bën të ditur se gjatë kohës së pandemisë, prej datës 13 mars deri më 31 maj 2020, prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kanë ngritur nëntëqind e njëzetekatër (924) aktakuza, kundër njëmijë e njëqind e gjashtëdhjetë (1160) personave, për vepra të ndryshme penale.

Tutje bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kohore me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatëqind e gjashtëmbëdhjetë (716) persona, të cilët dyshohet se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

“Prej datës 13 mars deri më 31 maj 2020, janë bërë dyqind e gjashtëdhjetë (260) kërkesa për caktimin e paraburgimit të treqind e gjashtëmbëdhjetë (316) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Gjatë kësaj periudhe kohore, prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale, kanë bërë gjashtëdhjetenëntë (69) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm”, thuhet në komunikatë.

Derisa gjatë kësaj periudhe raportohet se janë bërë pesë kërkesa për arrestim, përfshirë edhe ato ndërkombëtare.

Image