Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjashtë të vdekur në aksidente trafiku vetëm gjatë gushtit

​Me vdekjen e sotme në aksident trafiku që ndodhi në komunën e Podujevës, shkon në gjashtë numri i personave që humbën jetën vetëm gjatë 17 ditëve të këtij muaji.

Policia deklaron se të dhënat janë alarmuese sa i përket aksidenteve në trafik, andaj edhe numri i tiketave të shqiptuara arrin mesatarisht në 2 mijë të tilla brenda 24 orëve.

Vetëm në 17 ditshin e këtij muaji, në nivel vendi, pesë persona vdiqën si pasojë e aksidenteve në trafik.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i aksidenteve me fatalitet ka shënuar rritje, së paku për dy persona.

Policia deklaron se shifrat hiç më të mira nuk janë as për muajin korrik dhe gjysmën e dytë të qershorit. Për këtë arsye, ata kanë ngritur alarmin e që kjo ka sjellë edhe numër rekord tiketash të shqiptuara.

Nga e hëna deri të enjten e kësaj jave, janë shqiptuar 8 mijë e 116 gjoba trafiku apo mesatarisht nga 2 mijë tiketa për 24 orë. Ndërkohë, në total kanë ndodhur 176 aksidente pa të lënduar e në 86 të tjera u desh intervenim mjekësor.

Kjo situatë e rëndë në rrugët e Kosovës, ka bërë që me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë, të krijohet TASK Forca e cila po merret vetëm me sigurinë në trafik.

Edhe Për 24 orë vdiqën tre persona në aksidente Arbëri Për 24 orë vdiqën tre persona në aksidente

Bajram Krasniqi, zyrtar për media në policinë e Kosovës, tha për RTK, se Policia e Kosovës bën analizat dhe referuar gjashtëmujorit të parë të këtij viti, shkaktari kryesor me 18.6% i aksidenteve është manipulimi jo i sigurt me automjete, e pasuar nga mospërshtatja e shpejtësisë më 17.2% dhe e treta mosmbajtja e distancës ndërmjet automjeteve me 15.2%.

Policia deklaron se krahasuar me muajin gusht të vitit 2016 kur kishin shqiptuar për 17 ditë, 16 mijë gjoba trafiku, për periudhën e njëjtë gjatë këtij viti janë shqiptuar 32 mijë të tilla.