Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Hallaq të Lipjanit.
Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 15:00, të enjten.
Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës. Ai ka thënë për Koha.net se gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Sipas mjekëve, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për hetimin e shkaqeve që kane sjellë deri te ky aksident”, ka thënë ai.