Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kanë rrahur një person në një lokal në Pejë.
Të arrestuarit janë përfshirë në një konflikt dhe janë rrahur brenda një lokali. Si pasojë e rrahjes një person i gjinisë mashkullore, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore nga mjetet e forta me të cilat është goditur dhe po trajtohet në QKUK.
Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, në fshatin Raushiq të Pejës.
Të dyshuarit intervistuar, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar me urdhër të prokurorit.
Artikuj të ngjashëm