Gjashtë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore si pasojë e një aksidenti të komunikacionit në Prishtinë.
Policia e Kosovës raporton sot se rasti ka ndodhur të premten mbrëma në lagjen “Veterniku”, në të cilin ishin të përfshira dy vetura.
Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur kur i dyshuari mashkull shqiptar duke lëvizur me veturën VW Golf me targa lokale është aksidentuar me veturën Opel me targa lokale qe drejtohej nga viktima mashkull k-shqiptar.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar viktima dhe pesë pasagjerë, tre meshkuj dhe dy femra, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.
Artikuj të ngjashëm
-
Pesë të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë
-
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan
-
Pesë të lënduar në një aksident në Prishtinë, ku u përfshinë 7 automjete
-
Shtatë të lënduar nga aksidenti i pesë automjeteve në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë
-
Pesë të lënduar në një aksident në Veternik