Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale M.S. nga fshati Mushtishtë, Komuna e Suharekës.
Ai është shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprën penale punimet ndërtimore të kundërligjshme nga neni 368 parag. 5 të KPRK-së, dhe i ka shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj.
Gjyqtari gjykues duke aprovuar pëlqimin e të akuzuarit për zëvendësimin e dënimit me burgim në dënim me gjobë, në bazë të nenit 47 të KP, dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muajve, i zëvendëson në dënimin me gjobë në shumën prej 2.500 euro.
Ai më 20.09.2016 rrethe orës 17:30 minuta në Prizren, si pronar i firmës “Mejdi Salihu B.I.”, nuk ndërmerr masa për sigurinë e punëtorit që është në kundërshtim me ligjin për siguri dhe shëndet të punës. Gjatë punimeve në kushte të tilla punëtori B.K. bie nga lartësia prej 7 metra duke pësuar lëndime të rënda trupore.
-
Dënime nën minimumin ligjor në rastet e vdekjeve dhe lëndimeve të rënda në vendin e punës
-
Inspektorati i Punës: Kompania ku vdiq 34-vjeçari ishte gjobitur dy herë dhe i ishte ndaluar puna
-
Dënimi me gjashtë muaj burg zëvendësohet nga gjykata me gjobë prej dymijë euro
-
Gjobë pronarit të një kompanie ndërtimore në Prizren, punoi jashtë standardeve duke shkaktuar vdekjen e një personi
-
Prizrenasi dënohet me gjashtë muaj burgim për rrahjen më 2013, i mundësohet zëvendësimi me 2000 euro