Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjakovari keqtrajton psikikisht motrën, thyen dy kompjuterë në stacionin e Policisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Gjakovë pasi që dyshohet se ka keqtrajtuar psikikisht motrën e tij.

Viktima së bashku me dy fëmijët e saj është strehuar në strehimore. I dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit por për shkak të agresivitetit të tij nuk i është bërë alkotesti, dhe përderisa ka qenë në zyrat e intervistimit i ka thyer dy kompjuter pronë të Policisë së Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.