Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Francezi ther kosovarin në Ferizaj

Therje me thikë

Foto: Ilustrim

Një francez ka therur me thikë një shtetas të Kosovës në Ferizaj, të enjten.

I lënduari është dërguar në emergjencë, ndërsa i dyshuari në mbajtje, njoftoi Policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull me shtetësi franceze pasi që i njëjti ka sulmuar-goditur me thike viktimën mashkull kosovar me ç’ rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në qendrën emergjente në Ferizaj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.