Forcat detare shqiptare i kanë ardhur në ndihmë një varke me flamur turk në gjirin e Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e vonë të së hënës, kur veliera “Felton”, me 4 persona në bord, kërkoi ndihmë pasi kishte mbetur në det të hapur, raporton Tch.
Shkak për këtë bllokim ishte bërë një defekt në motor si dhe mungesa e karburantit.
Me marrjen e sinjalit, anija e rojës bregdetare “Vjosa” është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe ka bërë rimorkimin e velierës, duke e ankoruar në portin e Sarandës.
Personat që ndodheshin në bord janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Artikuj të ngjashëm
-
Shpëtohet nga mbytja në Kanalin e Korfuzit anija me flamur amerikan
-
Pesë të vdekur në Turqi pasi varka me emigrantë u përplas me një anije të rojës bregdetare
-
Gjendet trupi i njërit prej të zhdukurve si pasojë e përmbytja së varkës afër Sicilisë
-
Shtatë emigrantë të vdekur pasi varka përplaset në shkëmbinj afër Turqisë
-
Shpëtohen 60 emigrantë sirianë në Qipro, kishin humbur në det për gjashtë ditë