Majin e vitit 1999, qindra kosovarë ishin sjellë dhunshëm në Burgun e Smrekonicës. I akuzuari për krime lufte në këtë periudhë, Zoran Vukotiq, njihej me nofkën Zoki, ndërsa me torturat e tij, ishte bërë i njohur te të gjithë.
Shefqet Binaku ka qenë dëshmitari i radhës që ka dëshmuar për akuzat për krime lufte ndaj Vukotiqit, e mbesin edhe 10 dëshmitarë të tjerë të ftuar nga Prokuroria, raporton KTV.
Burhan Maxhuni, përfaqësues i palëve të dëmtuara, përmend se ndërkohë janë paraqitur edhe dëshmitarë të rinj, dhe se ka dëshmi të mjaftueshme për të vërtetuar akuzat e ngritura.
Megjithatë, Maxhuni sërish ka bërë thirrje për ata që mund të dëshmojnë në lidhje me krimet në fshatin Studime të Vushtrrisë, ku janë vrarë 116 civilë në fillim të majit të vitit 1999.
Ndaj Vukotiqit, Prokuroria Speciale ka ngritur dy aktakuza, në njërën prej së cilës akuzohet për vrasjen e katër kosovarëve më 5 maj të vitit 1999 në Vushtrri.
-
Trajkoviqi dënohet me 10 vjet burgim për krimet e luftës në Vushtrri
-
Ish-polici serb i dënuar për dhunim do të gjykohet edhe për shumë krime lufte
-
Dëshmitari: Trajkoviqi më goditi në kokë me tytën e armës dhe mësyu të më vriste
-
Dëshmitari rrëfen tmerrin që përjetoi nga Trajkoviqi në 1999-n në Vushtrri
-
“Kontribut në vrasje, rrahje, maltretim...”, aktakuza e plotë ndaj serbit të pandehurit për krime lufte