Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ferizajasit iu gjetën 2 pushkë, 2 pistoleta e 1 bajonetë, lirohet me procedurë të rregullt

7 prill, ferizaj, policia, arrestim, arme

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, të enjten, pasi i janë gjetur 2 pushkë të gjata, 2 pistoleta, 1 bajonetë dhe sasi e municionit. Të gjitha këto, i arrestuari i kishte pa leje.

Policia ishte nisur në drejtim të shtëpisë së 64-vjeçarit me asistimin e Doganës së Kosovës dhe KEDS-it nën dyshimin se po prodhonte kriptovaluta.

Armët e gjetura i janë sekuestruar, derisa i dyshuari SH.J. pas intervistimit, është liruar me procedurë të rregullt.

{gallery}