Kronikë

Ferizajasi vjedh kontejnerin e mbeturinave nga oborri i huaj

Një person në Ferizaj ka vjedhur një kontejner të mbeturinave të mërkurën.

Policia e Kosovës ka marrë në pyetje personin i cili e ka pranuar vjedhjen.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se nga oborri i një objekti është vjedhur një kontejner i mbeturinave. Lidhur me rastin është intervistuar si i dyshuar një mashkull kosovar i cili e ka pranuar se e ka kryer vjedhjen”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.