Ka filluar të enjten rishtazi gjykimi ndaj Enver Sekiraqës, pas përbërjes së re të trupit gjykues. Sekiraqa po akuzohet për nxitje në vrasje të Triumf Rizës.
Në përbërje të trupit gjykues është ndërruar gjykatësja Naime Krasniqi – Jashanica, me gjykatësin Ngadhnjim Arrni.
Pasi aktakuza u konsiderua e lexuar, Enver Sekiraqa sërish u deklarua i pafajshëm për veprat penale me të cilat ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në seancë sërish mungojnë Adelina Ismaili dhe dy motrat e saja Zanfina e Ema. Ato janë ftuar në cilësinë e dëshmitares, por Gjykata Themelore në Prishtinë, nuk ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen e tyre.
Artikuj të ngjashëm
-
Sërish mbyllet për publikun seanca ndaj Enver Sekiraqës
-
Mbyllet për publikun seanca ndaj Enver Sekiraqës
-
Adelina Ismaili dhe motrat e saj përsëri nuk paraqiten në seancën ndaj Enver Sekiraqës
-
Dëshmitari thotë se Triumf Riza i tregoi se Enver Sekiraqa e kishte rrahur Adelina Ismailin
-
Anulohet masa e suspendimit për gjyqtarin që e la të lirë Enver Sekiraqën