Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në zonë e Bathores. Objektivi ka qenë makina e presidentit të skuadrës së futbollit të Kamzës Naim Qarri.
Në momentin e shpërthimit mjeti ka qenë i parkuar dhe nuk ka pasur persona në të. Nga shpërthimi është dëmtuar pjesa e përparme e makinës e tipi “Hamer”, por ky dëmtim ka qenë i vogël pasi dhe sasia e eksplozivit ka qenë e pakët, transmeton rtsh. Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje pas një telefonate po heton lidhur me shkaqet.
Vetë Qarri ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt, ndërsa ka dyshuar se shpërthimi ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në automjet. Naim Qarri është prej dhjetë vjetësh presidenti i klubit të futbollit të Kamzës dhe ka punuar intensivisht që ajo të ngjitet në elitën e futbollit shqiptar.
-
Gjenden mjete të pashpërthyera në Kaçanik e Ferizaj
-
Arrestohet i dyshuari për shpërthimin e veturës së u.d. të drejtorit të QKUK-së
-
Hajdari: Shpërthimi në veturën time ngre dyshime për tentativë atentati
-
Shpërthen në parkingun e QKUK-së vetura private e u.d. së drejtorit
-
Gjatë gërmimeve me ekskavator gjendet mjeti dyshues shpërthyes në Kaçanik