Një edukatore në një kopsht fëmijësh në Mitrovicë ka goditur me shuplakë një fëmijë. Siç bëhet e ditur në një komunikatë të institucionit parashkollor “Kopsht dhe çerdhe NINA” në Mitrovicë, edukatorja A.A. ka pranuar kryerjen e veprës.
“Menjëherë pas pranimit të informacionit, kam bërë shikimin e videokamerave të institucionit me çrast kam vërtetuar se edukatorja e kishte qëlluar fëmijën S.I. me një shuplakë në fytyrë. Më pas kam ftuar edukatoren në fjalë dhe kam kërkuar sqarim lidhur me një sjellje të tillë të kundërligjshme dhe e njëjta ka pohuar se dyshimet e ngritura janë të vërteta dhe se një sjellje të tillë e kam bërë në afekt pa qëllim apo dashje”, ka thënë në një letër publike, pronarja e këtij kopshti privat.
Ky kopsht po ashtu ka thënë se ka inkurajuar prindërit ta iniciojnë rastin në Polici dhe se prindërit e kanë ushtruar kallëzimin penal.
Pronarja Agnesa Shipoli Nika ka thënë se tashmë ka dhënë edhe deklaratë në Polici.
Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka thënë se rasti është cilësuar për veprën penale “keqtrajtim apo braktisja e fëmijës”. Ai ka thënë se hetimet për këtë rast po vazhdojnë në bashkëpunim me policinë.
-
Një 4-vjeçar goditet me shuplakë nga një edukatore, në një kopsht privat në Mitrovicë
-
Edukatorja e kopshtit sulmohet me mjet të fortë nga fëmija në Pejë
-
Një fëmijë lëndohet në çerdhe në Lipjan, Policia interviston edukatoren
-
Dyshohet se rrahu një nxënës, shoqërohet në polici mësuesja në veri të Mitrovicës
-
Trajneri kosovar e qëlloi me shuplakë pas humbjes garuesen 8-vjeçare