Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Edhe një vdekje tjetër e dyshimtë në QKUK

Një rast tjetër i vdekjes pas operimit në QKUK është raportuar në Policinë e Kosovës.

Sipas ankuesit, bashkëshortja e tij pasi që kishte qenë e sëmurë ishte dërguar ne QKUK dhe pas operimit, kishte ndërruar jetë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas raportit të Policisë, operimi ka ndodhur më 2 shtator, kurse gruaja e tij ka vdekur pas 13 ditë.

Për vdekjen e të ndjerës, ankuesi dyshon për pa kujdesi dhe pajisjet mjekësore. Rasti është nën hetime.