Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

E mitura denoncon dhunimin, policia e lë të lirë të dyshuarin

Më datë 3 shtator, një e mitur në Prishtinë kishte denoncuar në polici një person, se i njëjti e kishte dhunuar në banesën e tij.

Me këtë rast, policia njofton se e kanë intervistuar të dyshuarin për të cilin bëhet fjalë. Ai, e kishte mohuar veprën për të cilin raportoi e mitura.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.