Policia e Kosovës është duke kërkuar një person, shtetas të Shqipërisë, nën dyshimit për bashkësi jashtëmartesore me një të mitur, që të martën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka sjellë në jetë një foshnje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, çifti ka jetuar qe tri vjet në Mitrovicë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVepra e regjistruar për rastin në raportin e Policisë është “bashkësi jashtë martesës me personin nën moshën 16-vjeçare”.
Raporti zyrtar:
BASHKËSI JASHTË MARTESËS ME PERSONIN NËN MOSHËN GJASHTËMBËDHJETË VJEÇARE
Rr. Ulqinit, Mitrovicë Jugu 28.09.2020 - 15:00. Nga Reparti i Gjinekologjisë në Prishtinë është raportuar se një person i mitur i gjinisë femërore–shtetase e Shqipërisë ka lindur një fëmijë. Sipas hetimeve dyshohet se e mitura është në bashkësi jashtë-martesore me një person mashkull shtetas i Shqipërisë, të cilët jetojnë që tri vite në Mitrovicë. I dyshuari është në kërkim policor.