Një person ka rrahur bashkëshorten duke i shkaktuar lëndime trupore, por Policia e Kosovës e ka lënë të lirë të dyshuarin.
Rasti ka ndodhur të hënën gjatë ditës dhe viktimës i është ofruar tretman mjekësor për lëndimet e pësuara nga rrahja, derisa bashkëshorti i saj është lënë i lirë.
“Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori, QPS-ja dhe mbrojtësi i viktimave. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm