Një vajzë në Prishtinë dyshohet se është dhunuar nga i dashuri i saj.
Sipas njoftimit nga Policia, viktima ka njoftuar se i dyshuari e kishte futur me forcë në veturë dhe më pas e kishte dhunuar seksualisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRasti njoftohet të ketë ndodhur më 12 maj.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas dy rasteve të dhunimit në Mitrovicë, ka ngritur shqetësimin për këtë dukuri.
Ajo ka bërë thirrje që institucionet e drejtësisë t’i trajtojnë rastet me seriozitet.
“Dhunimi seksual është vepër penale dhe rastet e tilla duhet të marrin dënimin sipas legjislacionit në fuqi”, pati shkruar Haxhiu.