Kronikë

Dyshohet se trafikoi një të mitur, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se e ka trafikuar një vajzë të mitur.

Kjo është bërë e ditur nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës. Si prova materiale, njoftohet se janë konfiskuar dy telefona celularë dhe një thikë.

Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.