Një grua raportohet të jetë dhunuar në Shtime. Sipas raportit të së martës nga Policia, rasti ka ndodhur më 21 mars dhe lidhur me këtë dyshim janë arrestuar dy persona. Njëri nga ta dyshohet të ketë dhunuar viktimën, ndërsa i dyshuari tjetër nën kërcënimin e armës e ka ngacmuar seksualisht atë.
"Njësitet policore kanë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve mirëpo nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar", thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm