Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24-orësh se në Prishtinë dhe në Mitrovicë kanë ndodhur dy vrasje në tentativë.
Në Prishtinë, në orët e mbrëmjes të së enjtes, në rrugën “Nazim Gafurri”, një person fillimisht është goditur me veturë, e më pas tre personat që ishin në të, kanë dal dhe e kanë goditur.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkohë nuk raportohet për të arrestuar.
Vrasje në tentativë pati edhe në Mitrovicë të Jugut. Për këtë rast janë arrestuar dy persona, pasi kanë sulmuar me mjete të forta, shufra metali e thikë viktimën.