Tri vdekje të dyshimta janë regjistruar në 24 orët e fundit në Deçan, Mitrovicë dhe Prizren.
Sipas njoftimit nga Policia në Deçan është raportuar se një burrë kishte vdekur edhe pse fillimisht mjeku në vendngjarje ka konstatuar që ka shenja jete. Njoftohet se viktima është transportuar në Spitalin e Pejës, mirëpo i njëjti ka vdekur. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për obduksion.
Ndërkaq nga Spitali i Mitrovicës është raportuar se një grua ka dërguar pa shenja jete foshnjën e saj të gjinisë femërore. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
E në Prizren raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.