Dy persona kanë mbetur të plagosur në Klinë mbrëmjen e së premtes, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur rreth orës 19:00 në afërsi të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Klinë.
Plagosja e dy personave, siç ka njoftuar Policia, dyshohet se ka ardhur nga përdorimi i armës dhe thikës.
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Pejës për tretman të mëtutjeshëm.