Një e mitur është grabitur në Drenas të hënën mbrëma. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dy të dyshuar të panjohur e kanë futur me forcë të miturën në veturë dhe më pas e kanë liruar duke e shtyrë nga vetura dhe duke e lënë në rrugë.
Raportohet se viktima nga disa kalimtarë të rastit është dërguar në stacion policor dhe më pas është dërguar për trajtim mjekësor.
Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante, thuhet në raportin e së martës.
Artikuj të ngjashëm