Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të mitur arrestohen për grabitje në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren, nën dyshimin se kishin kryer një grabitje më 1 dhjetor.

Të arrestuarit janë A.M. dhe A.K. që dyshohen për disa vjedhje e grabitje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dyshuarit janë të njohur për organet e rendit si recidivistë të këtyre veprave, thuhet në njoftim të policisë.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarve iu shqiptohet masa e ndalimit policor për 24 orë, pasi që të dyshuarit janë të mitur.