Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të lënduar nga një aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Foto: Koha / ilustrim

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 15:00, në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë segmenti rrugor fshati Deberllukë.

Lajmin për Kosovapress e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë Avni Zahiti.

“Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara dy persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti.