Kronikë

Dy të lënduar në një aksident në Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 17:30 në Fushë Kosovë me ç’rast dy persona janë lënduar.

Të dëmtuarit kanë marrë trajtim mjekësor, ka bërë të ditur për Koha.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:30 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasoje e aksidentit dy persona janë lënduar. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.