Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të arrestuar për dhunë familjare në Prishtinë e Podujevë

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë dhe Podujevë për dhunë familjare.

Në rastin e parë në Prishtinë, të dielën, i dyshuari kishte sulmuar bashkëshorten duke e detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në rastin e dytë, të hënën në Podujevë, një person ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Edhe ky është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.