Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona në Prishtinë të mërkurën mbrëma, nën dyshimin se kanosën dhe sulmuan një ekip mjekësor që po intervenonte në një rast.
Sipas Policisë të dyshuarit i kanë rezistuar edhe arrestimit.
Një zyrtare e ekipit mjekësor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar.
“Rr. Bedri Gjini, Prishtinë/28.08.2024 – 22:00. Dy meshkuj kosovar janë arrestuar për arsye se kishin kanosur dhe sulmuar ekipin mjekësor derisa ishin duke intervenuar në një rast. Po ashtu të dyshuarit i kanë rezistuar edhe policisë gjatë arrestimit. Një femër kosovare (zyrtare e ekipit mjekësor) ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
-
Lëndohet rëndë një person në Prishtinë pas përleshjes fizike me dy të tjerë
-
Arrestohen dy vëllezër në Prishtinë për sulm ndaj zyrtarëve policorë
-
Arrestohen dy persona në Klinë, sulmuan dy zyrtarë policorë
-
Dy policë sulmohen në Prishtinë, i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt
-
Sulmuan dy gra dhe një burrë, arrestohen dy të dyshuar në Prishtinë