Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të arrestuar në Mitrovicë për vjedhje

arrestim

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, në rrugën “Bislim Bajgora” është ndaluar i dyshuari F.Xh.., 34 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë, kishte lëshuar urdhëresën Ed.nr.45/2021, për veprën penale “Vjedhje e pyllit”.

Kurse urdhëresa dytë është realizuar rreth orës 13:20, po ashtu në rrugën “Bislim Bajgora” ku është ndaluar i dyshuari B.C., 24 vjeçar, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë, kishte lëshuar urdhëresën për veprën penale “Vjedhje të shërbimeve publike”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, të njëjtit pasi që dënimi ka qenë i zëvendësuar palët kanë paguar gjobat e përcaktuara me ligj.

Artikuj të ngjashëm