Gjykata për Kundërvajtje në Kosovë ka lëshuar vendim për ndalim hyrje për një vit dhe dëbim nga shteti për një shtetas të Shqipërisë.
Kjo pasi i njëjti e ka kaluar ilegalisht kufirin përmes pikës kufitare në Gjakovë.
Siç njofton Policia, ngjarja ka ndodhur më 13 maj.
Gjithashtu edhe në Leposaviq është arrestuar një person për kalim ilegal të kufirit.
“Raportohet se nga njësiti policor është ndaluar kamioni Mercedes, që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin. Me vendim të prokurorit, kamioni është konfiskuar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm