Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, ua ka vërtetuar dënimet me burgim me kusht prej dy vjetësh të akuzuarve F.S. dhe M.S.
Sipas njoftimit për media, atyre gjithashtu iu është vërtetuar edhe dënimi plotësues i shqiptuar nga ana Gjykatës Themelore në Prishtinë, për konfiskimin e pasurisë/ sendeve të përfituara nga kryerja e veprës penale në shumën prej 946,820.84 eurove.
“Aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë, i datës 28.03.2019, është ndryshuar vetëm sa i përket cilësimit juridik të veprës penale dhe atë veprimet e të pandehurve nga ‘Shpëlarja e parasë në bashkëkryerje’ sipas Ligjit mbi parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit, janë ri-cilësuar në ‘Shpëlarja e parasë në bashkëkryerje’ sipas Ligjit mbi parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit. Gjithsesi ky ri-vlerësim juridik nuk ka ndikuar në dënimin e të akuzuarve. Në çështje tjera aktgjykimi i ankimuar ka mbetur i pa ndryshuar”, thuhet në njoftim.
-
Shpend Ahmeti dënohet me 2 vjet burgim
-
Apeli cakton paraburgim për tre të dyshuarit për shpëlarjen e 1 milion eurove
-
Prokuroria për shtatë të arrestuarit për korrupsion: I shkaktuan dëm të rëndë financiar shtetit
-
Aktakuzë ndaj dy personave, dyshohen për fajde e shpëlarje parash 6.3 milionë euro
-
Aktakuzë për shpëlarje parash ndaj një personi, Prokuroria kërkon shuarjen e biznesit të tij