Kronikë

Dy sulme seksuale në 24 orët e fundit në Kosovë, një në Ferizaj e një në Prizren

Policia e Kosovës ka raportuar për dy sulme seksuale në raportin e saj 24-orësh.

Një sulm ka ndodhur dje rreth orës 18:30, ku një grua është sulmuar seksualisht. Ajo është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 13:30 në Prizren.

Policia ka raportuar se në Prizren ishte ndaluar një veturë ku në të gjendej një burrë dhe një e mitur, që dyshohet se ishte ngacmuar seksualisht.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.