Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy raste të zjarrvënies në rajonin e Prishtinës

Në rajonin e Prishtinës, në 24 orët e fundit janë raportuar dy raste të zjarrëvënies.

Në rastin e parë në fshatin Shtedim të Podujevës një ankues ka njoftuar se në rrethana të panjohura zjarri ka përfshirë garazhin e tij duke ia djegur dy automjete dhe pajisje bujqësore. Zjarrëfikësit kanë shuar zjarrin, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Në rastin tjetër në Mazgit është djegur punëtoria e një ankuesi, që ka thënë se me këtë rast është djegur një veturë dhe disa pajisje pune. As këtu nuk ka pasur të lënduar.