Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy raste të vjedhjeve në veturat me targa të huaja

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të vjedhjeve në vetura me targa të huaja në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Një rast është raportuar në Suharekë, ku një burrë ka raportuar se persona të panjohur kanë thyer xhamin e veturës së tij, e cila ishte në parking, dhe i kanë marrë një çantë të dorës, ku brenda kishte telefonin celular, një kartelë të bankës dhe para të gatshme.

Rasti tjetër ka ndodhur në Fushë-Kosovë, ku persona të panjohur kanë thyer xhamin e një veture me targa të huaja dhe kanë marrë një çantë të dorës, në të cilën kishte para, disa pasaporta të Kosovës, një telefon celular dhe dokumente të ndryshme.