Dy raste të dhunës në familje janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit të Policisë, në fshatin Sibofc të Podujevës viktima femër, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është duke u hetuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq në fshatin Dol të Gjakovës janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj (babë e djalë) pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasoj njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar. Rasti vazhdon të hetohet.