Dy persona kanë marrë lëndime të lehta pas një aksidenti që ka ndodhur më rrugën Viti-Ferizaj, përkatësisht në dalje të fshatit Partesh.
Rastin e ka konfirmuar për Koha.net edhe Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.
Sipas tij, aksidenti ka ndodhur për pasojë e tejkalimit të pasigurt, ndërkaq janë përfshirë tri vetura.
“Rreth 15:30 ka ndodhur një aksident në fshatin Partesh ku janë përfshirë tri vetura. Dy persona janë lënduar lehtë, ndërkaq shkak i aksidentit mësohet të jetë tejkalim i pasigurt”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë
-
Një i lënduar nga aksidenti në rrugën Ferizaj-Prishtinë
-
Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, lëndohen tre persona
-
Dy të lënduar në një aksident në Grashticë të Prishtinës
-
Katër të lënduar në aksidentin mes tri veturave në magjistralen Ferizaj - Gjilan