Raportohet se dy persona kanë rrahur një tjetër me shkop të drurit në oborrin e një shkolle në Podujevë, transmeton Koha.net.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:50. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“ Viktima, burrë shqiptar, ka raportuar se në oborrin e shkollës është sulmuar me shkop druri nga dy persona të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thotë PK.
Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.